Salah shënon dy gola, Liverpool “arratiset”

Ndeshja e javës së 24-ët e Premier Ligës shoqërohet me suksesin e tretë radhazi për Liverpool-in, duke fituar 2-0 ndaj Bournemouth, falë një tjetër dygolëshi nga Salah.

Sulmuesi egjiptian zhbllokoi sfidën në minutën e 30-të me një penallti, ndërsa dyfishoi shifrat në minutën e 75-të.

Fitorja e tretë radhazi për Reds dhe 56 pikë në renditje. Skuadra e Slotit forcon kështu pozitat e saj në krye të Premier, në funksion të rikuperimit të derbit kundër Evertonit (12 shkurt). Bournemouth rikthehet për të provuar shijen e humbjes, mbetet në 40 pikë.

Pasdite ëndrrash për Nottingham Forest, mund 7-0 Brighton dhe arrin Arsenalin në vendin e dytë.

Fulham arrin një fitore me përmbysje, 2-1 ndaj Newcastle, Everton mundi Leicester 4-0. Fitorja e parë në ligë për Juric: Southampton mundi 2-1 Ipswich.


Shtuar 1.02.2025 19:14