Mitaj bind sauditët, Al-Ittihad paguan 4 mln € te Lokomotiva e Moskës

Mario Mitaj është një lojtar i Al-Ittihad. Skuadra saudite ka paguar plot 4 milionë euro te Lokomotiva e Msokës për të siguruar kartonin e mëngjërashit, i cili ka firmosun një kontratë 3.5 vjeçare.

21-vjeçari ka nisur karrierën e tij në Athinë me skuadrën e AEK, për të kaluar më pas në Rusi te Lokomotiva e Moskës.

Ndërkohë që në aventurën aktuale me Ittihad, Mitaj është kthyer në protagonist kryesor.


Shtuar 31.01.2025 18:59