Gazetarja enjohur Klodiana Lala, në “Facebook”, ka publikuar një video shqetësuese, ku disa persona shfaqen duke lëvizur të armatosur në Shkodër.
Lala thekson se pavarësisht se e ka adresuar çështjen në polici muaj më parë, nuk ka pasur asnjë reagim nga uniformat blu.
“Kjo video me ka ardhur muaj me pare ne rrjetet e mia sociale. Mendohet te jete realizuar ne Shkoder, por une se kam konfirmuar ende ne menyre te pavarur. Atekohe e pata adresuar ne polici, por askush nuk reagoi. Mbase qytetaret do te ndihmojne policine ne identifikimin e personave qe levizin me arme dhe sfidojne shtetin!”, shkruan Klodiana Lala./B.news