Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, ka bërë një urim të veçantë me rastin e 18-vjetorit të lindjes së vajzës së saj Nikol.
Edhe pse një figurë e njohur për ekranin, Alketa është munduar gjithmonë që fëmijët e saj t’i mbajë jashtë syrit të publikut.
Mirëpo këtë 18-vjetor të vajzës së saj, moderatorja nuk është kursyer me imazhet e shumta që ka publikuar, po ashtu edhe me fjalët e ëmbla që i dedikon të bijës.
Si rrallë herë më parë ajo ka postuar momentet më të bukura me vajzën dhe që ato kanë kaluar krah njëra-tjetrës, përfshirë edhe foto nga fëmijëria e Nikol.
“Sot që ti bën 18 vjeç, unë zotëroj dhuratën dhe shpërblimin më të madh të jetës. Isha 22, por kam jatuar cdo sekondë të jetës time deri sa erdhe në jetë, si një bekim,” shprehet Alketa.
Moderatorja shton se Nikol për të ka dalë jashtë pritshmërive, duke mos qenë vetëm vajza e saj, por një shoqe dhe motër shumë e mirë.
“Je me shumë seç kisha menduar dhe ëndërruar e imagjinuar për vajzen time, isha vetë gati fëmije kur erdhe në jetën time. Niki Nelo, ditën para se te lindje kam shkruar nje faqe ditari.
Je më shume se ç ‘kisha ëndërruar, jo vetëm vajza por motra dhe shoqja ime më e mirë”. shkruan
Alketa ndër rreshta të ndjerë, ndërsa ndër të tjera e këshillon vajzën e saj të jetë një njeri i mirë dhe e etur gjithmonë për dije.
Postimi i plotë:
Te ruajta 18 vjet nga syte e botes! Sot qe ti ben 18 vjec, une zoteroj dhuraten dhe shperblimin me te madh te jetes. Isha 22, por kam jetuar cdo sekonde te jetes time deri sa erdhe ne jete, si nje bekim❤️ Durova 18 vjet dhe pikerisht ne 18 vjetor ti profilin e bere privat ???? Me sfidove; dhe bere shume mire!
Nuk e ke idene sa te dua o zemra ime❤️ Cdo njeri qe ka sjelle ne jete nje jete e di… Zoti te te mbroje nga cdo sy ????, dhe ti shekullofsh e shkelqefsh.
Beso tek dashuria e atyre qe te kane te shtrenjte dhe dua gjithe jeten qe te te shoh ;
❤️Me dy syte blu qe shkelqejne nga dashuria!
❤️Duaji Prinderit pa kushte!
❤️Mos harro; Dija eshte Fuqi!
❤️Jeto e lire! Ska gje me te bukur se liria!
❤️Beje te madhe boten tende: eksploro, udheto, fryemezohu, pasuro shpirtin tend.❤️Behu edhe me e mire se ata qe te krijuan dhe merr me te miren e tyre.Cdo defekt, persose ne jeten tende!
❤️Mos harro; je vajza me e bukur dhe me e mecur per ne familjen tende. Kaq mjafton!
❤️ Dhe duaje vellain shume!
❤️ Aty ku në zemrat humane te dobeta ( nel cuore dei deboli) bie shi, ti lind nje diell! Sic te ka mesuar familja jote! Je me shume sec kisha menduar dhe enderruar e imagjinuar per vajzen time; isha vete gati femije kur erdhe ne jeten time.
Pervec njeriut me zemer te madhe si hene floriri, dua deshiren dhe etjen tende per dije. Mos rresht kurre se mesuari. Fuqia e vetme eshte dija.
Niki Nelo, diten para se te lindje kam shkruar nje faqe ditari. Je me shume se c’kisha enderruar❤️ Jo vetem vajza por Motra dhe Shoqja ime me e mire???????? Te duam❤️❤️❤️