Debat i ashpër në BBV4, Jozi-Danjës: Ik moj idio*e

“Big Brother VIP 4”, ka qenë e mbushur me debate ditën e sotme.

Danja, e cila duket mjaft e qetë, sot ka patur një përplasje me Jozin.

Banorja i ka thënë këngëtarit që ‘kot rri në këtë shtëpi pasi vetëm ofendon’.

Sipas saj, Jozi nuk ka tru e madje as Loredana me të cilën ka krijuar një lidhje.

Madje mbrëmjen e djeshme, Jozi dhe Loredana janë puthur në buzë.

Ndërkohë gjatë debatit, Danja i është drejtuar Jozit duke i thënë “mos m’i hidh sytë” dhe banori e ofendon: “Ik moj idiote”.

Danja: Ti rri kot në këtë shtëpi vetëm ofendon, s’ke tru, as ti as ajo që ke në krah, si rri ajo me ty

Jozi: Nuk merrem me ty unë, i ke dhënë provat për këtu

Danja largohet dhe ndërkohë i thotë: Shko e mos m’i hidh më sytë

Jozi: Ik moj idiote


Shtuar 25.01.2025 12:30