SPAK kërkon dënimin për Sokol Idrizajn, gruas dhe 2 vajzave, flet ish-shoferi i Ardi Veliut: As në komunizëm nuk burgosej një familje e tërë

Këtë të enjte, ish-shoferi i ish-kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliaj, Sokol Idrizaj, gruaja dhe vajza e tij që u kapën në kuadër të dosjes së kontrabandës së floririt, kanë dalë para gjykatës.

Nga ana e tij, SPAK kërkon dënimin e tyre, ndërsa Sokol Idrizaj, ka thënë që as në kohën e komunizmit nuk burgosej një familje e tërë.

DISKUTIMET NË GJYQIN E SOTËM

 

Sokol Idrizaj: Edhe ne komunizëm nuk futej ne burg një familje e tërë, mediat kane abuzuar me rastin tim, me kanë baltosur mua dhe familjen. Rrobat e sjell ura nga Franca nga vajza ime është konfirmuar nga vetë shteti francez që nuk janë të vjedhura. Edhe në kohë të Enverit prokurori nuk dilte dot mbi gjyqtarin, une jetoj në shtëpi me çatinë me llamarina, ndërkohë që akuzohemi për fshehje të ardhurash në vlerën e miliona lekë.

Avokati i tij Ardian Visha, tha se prokuroria në mënyre te paprecedente dhe me zell ka ngritur akuzën për grup te strukturuar kriminal tek 4 anëtaret e një familjeje, burrë-grua dhe 2 vajzat.

Sipas tij, Sokol Idrizaj, ka 35 vite karrierë në polici dhe është i pajisur me certifikatë sigurie. Kjo çështje është pompuar edhe mediatikisht, vetëm se ai ka shërbyer si shofer i Ardi Veliut.

Gruaja e Sokolit, Elda Idrizaj: U bëra gjyshe ne burg, ne jemi familje e rregullt, vajza sillte rroba per ti shitur online me qëllim per disa të ardhura me shume, na është shkatërruar jeta nga kjo histori, ç’lidhje kemi ne me grup të strukturuar kriminal.

Egi Idrizaj: Ta dija qe për një faqe online shitje do përfundoja këtu nuk do merresha, un kam djalin 1 vjeç prokuroria kërkon 10 vite burg.

Bora Idrizaj: Nga kjo histori kam ngelur pa pune, na është shkaktuar traume, jam vetëm 22 vjeç.


Shtuar 23.01.2025 13:46