Berisha: Zotimet e Trump janë një mbështetje e çmuar për shqiptarët që po përjetojnë narkodiktaturën e Ramës

Kryetari Partisë Demokratike Sali Berisha, shprehet se rikthimi i Donald Trump si presidenti i 47 i SHBA, është rikthimi me votën e lirë, më i fuqishëm, më i jashtëzakonshëm në historinë e njerëzimit.

Sipas ish-kryeminstrit Berisha, rikthimi i presidentit Donald Trump, ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan, por edhe për mbarë botën.

Ggjithashtu, lideri demokrat thekson se, Zoti i shpëtoi jetën Donald Trump dhe kombi i tij i madh e zgjodhi president për të shptuar SHBA, lirinë, paqen dhe sigurinë në botë.

Nga sot, nën udhëheqjen e presidentit Donald Trump, fuqia e pakrahasueshme e SHBA, do të bëjë këtë vend, por edhe mbarë botën, më të lirë dhe më të sigurt.

“Rikthimi i presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i SHBA, dhe jo vetëm i tyre, nga vërshimi politik, kulturor, social në politikën zyrtare të administratës amerikane i ekstremit të majtë marksist-leninist, dhe përtej marksist-sorosian, që me flamurin e censurës uoke kulture, dhe sulmin ndaj familjes dhe identitetit gjinor njerëzor, përbën një rrezik madhor për qytetërimin perëndimor dhe njerëzimin në tërësi.

Nga sot, me presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, liria e fjalës dhe mendimit janë më të garantuara.

Trashëgimia dhe kultura tradicionale e kombeve, familja dhe identiteti njerëzor janë më të mbrojtura dhe më të sigurta se ndonjëherë më parë.

Kthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së tyre kundër opozitave konservatore në botë.

Shënon fundin e shndërrimit të fondacioneve të superspekulantit, kryekorrupturit dhe kryecensorit të planetit, Soros, de facto në ambasadën në hijie të SHBA, së bashku me diplomacinë zyrtare mbështetën axhendën e ekstremit të majtë, përfshi këtu shndërrimin e sistemit të drejtësisë në degë të ekzekutivit të qeverive të majta, përdorimin e tij njëlloj si në SHBA për persekutimin, arrestimin dhe burgosjen e kundërshtarëve politikë konservatorë.

Mbështetën politikën e pajtimit me krimin, drogën dhe në rastin konkret ndërtimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. PD u përball këto vite me përpjekjet korruptive të Edi Ramës dhe Xhorxh Soros kundër saj, me angazhimin direkt të diplomacisë së ndikuar nga Sorosi në persekutimin e udhëheqjes politike të kësaj partie, përpjekjen për shndërrimin e saj në fasadë-opozitë dhe asgjësimin e saj.

Por, me gjithë këto, PD qëndroi dhe është sot e vendosur të bashkpëunojë ngushtë me Partinë Republikane, administratën e presidentit Donald Trump për marrëdhëniet me të ngushta miqësore midis dy vendeve dhe dy kombeve tona. PD është shumë e inkurajuar nga zotimi i presidentit Donald Trump për të shpallur grupe terroriste të karteleve të drogës. Ky zotim është një mbështetje tejet e çmuar për qytetarët shqiptarë, që përjetojnë narkodiktaturën e Edi Ramës dhe klaneve rajonale e ndërkombëtare të drogës, me të cilat ai ndan pushtetin.

Duke përfunduar, PD si një partnere dhe mike e vërtetë e Partisë Republikane dhe SHBA që nga themelimi i saj, i dërgon sot presidentit të 47 të SHBA, Donald Trump, urimet më të përzemërta për sukseset më të mëdha në udhëheqjen e vendosur e vizionare të SHBA në interesin më të mirë të vendit, udhëheqës të botës së lirë, miqve dhe aleatëve të tij në mbarë botën”.


Shtuar 21.01.2025 13:20