Ditën e sotme Gerta dhe Gerti kanë qenë duke diskutuar tek oborri tek Lori Caffee në lidhje me situatën e krijuar mes Valbonës, Laertit dhe G Banit. Banorët ishin të të njëjtit mendim që karta e Laertit dhe G Banit për Valbonën është djegur.
Pjesë nga biseda:
Gerti: Ajo është një gënjeshtare e turpshme, është turp ti thuash një femre që gënjen por ajo gënjen.
Gerti: Kur u zu G Bani dhe Laerti unë i thashë çohu sepse ti e ke për detyrë që t’i sqarosh gjërat. Më tha çfarë të bëj, nuk iki dot në asnjë vend sepse më ndjek nga mbrapa, kam frikë se më dhunon.
Gerta: G Banin?
Gerti: Po, pra po por unë nukia kam thënë sepse më vjen turp.
Gerta: Ajo tani është me G Banin.
Gerti: G Bani erdhi dhe më tha dje tek banjo që ajo që ka bërë dje ajo, të të ofendojë bukën është e turpshme dhe unë e kam mbyllur me atë njeri po asaj mos i jep muhabet. As 20 minuta dhe i shoh përkrah. E pashë edhe thashë çfarë të të besoj ty unë.
Më tej Gerti shtoi se: Iu dogj karta e Laertit dhe G Banit, po i digjet dhe po i zbehet. Po bëhet e turpshme.