Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës në kuadër të operacionit policor të koduar “Seventeen”.
Aldo Dhimitri shiste doza lëndë narkotike kanabis , në qytetin e Durrësit.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej nga Gjykata, për të njëjtën veprimtari kriminale.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një peshore elektronike dhe një celular.