Nga raporti me Arbër Hajdarin, dalja e Amber e deri tek aludimet për Jozin, flet Neda

Mëngjesin e sotëm ka qenë e ftuar në “Wake Up” në Top Channel opinionistja e “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur për herë të parë për këtë eksperiencë të re të saj, raportin që ka me Arbër Hajdarin, daljen e Amber e deri tek aludimet që po përfliten për seksualitetin e Jozit.

Biseda në studio:

Pyetja- Cilët nga banorët mendon se po bën lojën më të mirë?

Neda Balluku:Të gjithë po përpiqen. Është kasti që ka potencial të jashtëzakonshëm. Nuk mund të ndaj asnjë. Kur e ndjek nga televizioni e ke më kollaj të afeksionohesh apo të gjesh veten tek njëri nga ata. Por kur je aty e ke mendjen të kapësh situata dhe ti dëshiron që të hetosh për situatat, e ngjarjet për të bërë pyetje e t’i nxjerrësh pak zbuluar banorët, që edhe publiku t’i shohë.

Pyetja- Si është marrëdhënia jote me Arbër Hajdarin?

Neda Balluku:Me Arbrin ndihem vërtet shumë mirë. Më ka pritur dhe më ka respektuar, flasim shumë shpesh. Është një djalë që shkëmbejmë batuta, kënaqem, kalojmë shumë mirë. Më pëlqen që e kam në krah këtë vit.

Pyetja- A mendon se Amber bëti zgjedhjen e duhur që u largua?

Neda Balluku:Jo, askush nuk bën mirë kur tërhiqet. Është një përvojë që të ndryshon brenda ditës. Jam gjithmonë kundër që dikush ta lërë. Çoje përvojën deri në fund. Sidomos në ‘Big Brother’ që të vjen një herë në jetë dhe është unike. Nuk mund ta bësh për herë të dytë.

Pyetja- Së fundmi ka pasur disa akuza drejt Jozit për orientimin e tij seksual, si e sheh këtë gjë?

Neda Balluku: Mendoj që çdo vit kjo është. Njerëzit e komentojnë dhe diskutojnë ‘Big Brother’. Është diçka që ka interes. Por duhet pasur kujdes që të mos arrijë puna tek denigrimi i njerëzve.


Shtuar 16.01.2025 16:44

Tags: ,