Vendi ynë vijon të jetë me temperature të larta për shkak të valës së të nxehtit afrikan. Ndërsa dje u shënua ditë më e nxehtë e muajit, sërish edhe sot dhe në ditët në vazhdim pritet që temperaturat të jenë deri në 38 gradë Celsius.
Instituti i Shëndetit Publik sërish u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe ka listuar disa këshilla që duhet t’i ndjekim.
-Nëse nuk ndiheni mirë gjatë një vale të nxehti kërkoni ndihmë, po ashtu kërkoni ndihmë edhe nëse ndiheni të dobët, anksiozë ose keni shumë etje apo dhimbje kokë.
-Shkoni menjëherë në një ambient të freskët.
-Pini ujë për t’u hidratuar.
-Mbani ilaçet nën temperaturën 25 gradë celsius ose në frigorifer./albeu.com