Portieri boshnjak Matej Delac e ka krahasuar kosovarin Diant Ramaj me gjermanin Manuel Neuer, duke e përshkruar si një version më të dobët të tij.
Delac, i cili aktualisht luan për skuadrën daneze Horsens, ka komentuar aftësitë e gardianit të Copenhagenit. Ramaj pritet të përballet me Cërvena Zvezdën në Beograd, në ndeshjen e Ligës së Evropës.
Të lidhura
None found
Sipas Delacit, loja me këmbë është ndër pikat më të spikatura të Ramajt, pasi shumë prej aksioneve të Copenhagenit ndërtohen duke nisur nga portieri kosovar.
“Dianti është ndër më të mirët kur bëhet fjalë për lojën me këmbë dhe mund të jetë një armë e shkëlqyer për Copenhagenin kundër Zvezdës”, deklaroi Delac për median daneze “Tipbladet”.
Ai vuri në dukje se kjo aftësi mund të shndërrohet edhe në dobësi, veçanërisht nëse Ramaj merr përsipër rrezik të tepruar me pasimet e tij.
“Nëse e tepron me pasimet, mund të gabojë. Ramaj është një version më i dobët i Manuel Neuerit. Atij i pëlqen të dalë dhe ta lexojë lojën, por kjo është një shpatë me dy tehe”, tha Delac.
Ramaj ka kontratë me Borussia Dortmundin deri në vitin 2028, por është huazuar te Copenhageni për shkak të konkurrencës së madhe për vendin e portierit te klubi gjerman.




