Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, deklaroi gjatë protestës se fondet prej 50 milionë eurosh, për të cilat akuzoi Ballukun se i ka vjedhur, do të mund të ndryshonin jetën e studentëve.
Sipas Korreshit, vendi ndodhet përballë një kolapsi në sistemin arsimor, ndërsa pedagogët janë të vetëdijshëm për vështirësitë që përballojnë studentët në Tiranë. Ai u shpreh se kryeministrit Edi Rama i ka ardhur fundi dhe paralajmëroi pjesëmarrje të gjerë në protestën e së shtunës.
Të lidhura
None found
Korreshi e cilësoi rezistencën si të admirueshme dhe tha se protesta e pedagogëve i ka dhënë një tjetër dimension tubimit. Ai përmendi edhe 118 personat e ndaluar te Mine Peza, duke e konsideruar këtë pjesë të historisë dhe duke theksuar moralin e lartë të protestuesve.
Saimir Korreshi: Kjo rezistencë është e admirueshme. Te Mine Peza u ndaluan 118 persona dhe kjo tregon një moral tepër të lartë. Është pjesë e historisë. Protesta e pedagogëve i ka shtuar bukuri protestës. Kolapsi i institucioneve mund të sjellë ndryshimin. Kur del elita dhe flet, duhet të themi “stop”. Ata e dinë se 50 milionë eurot që, sipas akuzës, Balluku i vodhi te Tuneli i Llogarasë, do të kishin ndryshuar jetën e studentëve. Sot sistemi arsimor është vulnerabël; nëpër fshatra ka klasa me vetëm dy nxënës.
Ai shtoi se situata në arsim është rënduar dhe se studentët në Tiranë përballen me vështirësi të shumta. Korreshi tha se e shtuna do të jetë një ditë e veçantë, me pjesëmarrje të madhe, ndërsa iu drejtua edhe News24, duke theksuar se media e ka provuar vetë presionin e pushtetit dhe dhunën e tij.






