Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut nuk e pranoi nismën për të shqyrtuar nëse rritja lineare e pensioneve është në përputhje me Kushtetutën. Nisma u paraqit pas vendimit të Qeverisë së RMV-së për t’i rritur pensionet në mënyrë lineare.
Sipas vlerësimit të Gjykatës, nuk ka arsye të shqyrtohet neni 2 i Ligjit për ndryshimin e Ligjit për Sigurimin Pensional dhe Invalidor. Gjithashtu, në bazë të nenit 38 të Aktit të Gjykatës Kushtetuese, janë përmbushur kushtet për refuzimin e nismës.
Të lidhura
None found
Në muajin mars, Gjykata Kushtetuese e ndërpreu procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së nenit 2 të ndryshimeve të vitit 2025 në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor, duke e mbyllur shqyrtimin për rritjen lineare të pensioneve. Sipas njoftimit të saj, propozimi nuk siguroi shumicën e votave dhe akti vazhdon të jetë pjesë e rendit juridik.
Procedura ishte nisur pasi Gjykata vlerësoi se rritja lineare e parashikuar në nenin 2 mund të cenonte barazinë kushtetuese, të drejtën e pronës dhe parimin e sigurimit social. Sipas saj, masa u jep trajtim të njëjtë pensionistëve që kanë derdhur kontribute të ndryshme dhe mund të sjellë pasoja joproporcionale.







