VIDEO/ Enis Rexhepi shkëlqen ndaj Atletico Madridit me dy gola, festimi i tij ngjall “CR7”-n

Enis Rexhepi ishte një nga protagonistët kryesorë të përballjes Stuttgart U19 – Atletico Madrid U19, të zhvilluar në kuadër të UEFA Youth League. Sulmuesi i Shqipërisë U19 dhuroi një paraqitje të spikatur, pavarësisht rezultatit të takimit.

Stuttgarti u mposht 2 – 4, por talenti shqiptar arriti të shënonte dy herë ndaj “El Colchoneros”. Golin e parë Rexhepi e realizoi në minutën e 19-të nga pika e bardhë, duke e festuar në stilin e “CR7”-ta, ndërsa rrjetën e dytë e gjeti në minutën e 67-të. Pas 3 ndeshjesh në këtë kompeticion, ai kryeson listën e golashënuesve me 5 gola, një statistikë shumë e lartë.

Të lidhura

None found

Rexhepi nuk iu përgjigj ftesës së muajit shtator për ekipet e moshave të Shqipërisë. Ndërkohë, është përfolur edhe për një kalim të mundshëm nga kuqezinjtë te Kosova, por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare dhe mbeten të hapura disa pista.