Zbulohet se çfarë ha Ronaldo (FOTO LAJM)

Daouda Peeters e njeh në mënyrë të përsosur Cristiano Ronaldon. Të dy mbrojnë fanellën e Juventusit, duke ndarë një garderobë dhe orë argëtimi. Belgu luan me U-23, por stërvitet shpesh me ekipin e parë. Dhe në fakt tashmë ka debutuar, duke luajtur së bashku me CR7. Tani do të përballen me njëri-tjetrin si rivalë në 1/8 finale të “Euro 2020”; Belgjikë-Portugali, të dielën e ardhshme.

Peeters ka zbuluar në një intervistë me HLN disa nga sekretet e Cristianos, që e kanë lejuar atë të jetë një nga lojtarët më të mirë në botë. Dhe një nga ato sekrete është dieta ushqimore. “Ai gjithmonë ha të njëjtën gjë. Brokoli, mish pule dhe oriz. Pi litra të tëra uji, sigurisht pa Coca-Cola, – qesh Daouda Peeters, i cili gjithashtu theksoi shpirtin fitues të yllit portugez. – Cristiano dëshiron të fitojë gjithmonë dhe kudo. Ai i bën lojtarët e rinj të rriten. Me të vërtetë të përfshin në stërvitje dhe lojë. Mendoj se është një karakteristikë shumë e mirë e tij”.

Daouda Peeters, premier belge de l'histoire à porter le maillot de la Juventus - Foot international - Sportmagazine
Peeters, gjithashtu thekson se sa kujdeset për veten e tij Cristiano gjatë gjithë sezonit: “Ai nuk i bën ato ushtrime të barkut nga kotësia, por sepse e sheh trupin e tij si një instrument pune. Nuk është rasti që Cristiano të qëndrojë para pasqyrës gjatë orëve. Ai me të vërtetë jeton me futbollin. Ronaldo është një djalë shumë i mirë, por në të njëjtën kohë e merr futbollin shumë seriozisht. Në autobus nuk flet për pothuajse asgjë tjetër. Ai do të jetë shumë i motivuar për të mposhtur Belgjikën. Siç është gjithmonë”.


Shtuar 25.06.2021 16:09

Tags: ,