Protesta qytetare në Tiranë ka vijuar prej disa ditësh me tone të ashpra, ku nuk ka munguar dhuna dhe përplasjet midis efektivëve të policisë dhe protestuesve. Tubimi i sotëm ka nisur nga orët e para të paradites, ku në shesh zbriten pedagog dhe studentë për të protestuar, për situatën politike në vend dhe dorëheqjen e Ramës.
Kushtet atmosferike nuk kanë qënë në favor të studentëve në ditën e 9-të të revoltës, ata kanë ndezur zjarrë me karriget e vendosura para Kryeministrisë nga kreu i vendit, i cili për të disatën herë ka kërkuar dialog me studentët. Ata kanë refuzuar dialogun, dhe i kanë përdorur karriget për tu ngrohur gjatë tubimit, kur kushtet atmosferike nuk janë të qendrueshme.
Të lidhura
None found






