Protestuesit marshojnë në bulevard dhe kërkojnë largimin e Ramës

Marshimi i protestuesve ka nisur në bulevard, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Studentët dhe të pranishmit e tjerë brohorasin së bashku: “Dorëheqje, dorëheqje”.

Të lidhura

None found

Kjo shënon ditën e nëntë të protestës së studentëve dhe qytetarëve të tjerë.

Protestuesit kërkojnë kryesisht largimin e kryeministrit Rama, të cilin e akuzojnë për keqqeverisje dhe për drejtimin e një qeverie të përfshirë në skandale të shumta korrupsioni.

Kryeministri ka propozuar zhvillimin e një dialogu me studentët dhe qytetarët. Megjithatë, këta të fundit thonë se nuk do të dialogojnë me kreun e qeverisë, pasi, sipas tyre, edhe më parë ai nuk i ka mbajtur premtimet.