“E mbrojte Ballukun nga SPAK-u!” – Rama mohon ndërhyrjen: Hetimet u thelluan dhe akuzat u zgjeruan

Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale ndaj akuzave se kishte mbrojtur ish-zëvendësen e tij, Belinda Balluku, nga SPAK-u, pasi prokuroria kërkoi arrestimin e saj.

Kryeministri e ka mohuar këtë pretendim, duke rikthyer qëndrimin e tij se nuk mbron askënd përballë drejtësisë.

Të lidhura

None found

Sipas Ramës, qëndrimi i mbajtur prej tij nuk e pengoi SPAK-un të vijonte hetimet ndaj Ballukut. Përkundrazi, ai tha se hetimi u thellua dhe akuzat ndaj saj u zgjeruan.

Balluku pritet të përballet me drejtësinë për 15 episode shkeljesh, të lidhura me shkelje në 9 tendera, si edhe me korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Më 20 tetor, SPAK i komunikoi ish-zv.kryeministres 5 akuzat përfundimtare, ndërsa vendosi të shtynte me tre muaj hetimet për shkak të afateve.

“Jo, ndryshe nga çfarë thonë ata që nuk dinë çfarë thonë, unë nuk mbroj askënd nga drejtësia. Refuzimi ynë nuk e pengoi aspak SPAK-un, që t’i thellonte hetimet dhe t’i shteronte duke i zgjeruar akuzat”, u shpreh Rama.


Shtuar më 21.10.2026 19:11