Hakmarrja mbetet edhe pista kryesore ku po heton policia lidhur me ngjarjen e një dite më parë, ku mbeti i vrarë Kristian Marku(Bardhi).
Përplasja mes dy fiseve në Rrëshe, ngjarje ku 30-vjecari ka qene i përfshirë pasi ka qëlluar me armë ndaj Saimir Recit, por edhe fakti që është nipi i Martin Bardhit të vrarë në vitin 2023, ka bërë që grupi hetimor të ndalet në të tilla ngjarje dhe pistën e hakmarrjes mes dy fiseve në Rrëshen.
Burime nga policia e Vlorës, kanë komfirmuar se gjatë natës në Rrëshen janë kryer kontrolle në disa banesa, ndërsa janë shoqëruar edhe katër persona.