“Do hash bllok. Më iku shoqja, kuku medet…”/ Rudina Dembacaj me ndryshim drastik në look, miqtë e saj nuk janë dakord (FOTO)

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka bërë sot një postim në rrjetet sociale që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Rudina ka zbuluar se ka bërë një ndryshim drastik në look-un e saj. Ajo ka lyer dhe ka prerë flokët.

“Kjo foto i dedikohet Rezarta Shkurtës dhe i them që e dua shumë”, ka shkruar aktorja duke etiketuar këngëtaren në foton e saj.

Rezarta duket se nuk është e kënaqur dhe nuk e ka dashur këtë ndryshim të Rudinës, të paktën kështu ka lënë të kuptohet me komentin e saj.

“Brune urgjent se do hash bllokun”, i shkruan Shkurta në postimin e saj, duke e shoqëruar me një emoji zemër të kuqe të thyer dhe një emoji duke qeshur.

Por edhe aktori i njohur, Visjan Ukcenaj, duket se nuk i ka pëlqyer ky ndryshim, duke iu referuar komentit të tij. Por sigurisht ky mund të jenë edhe koment në formë shakaje, ashtu siç vetëm Visjani mund të bëjë me shoqen dhe kolegen e tij.

“Kuku medet…. më iku shoqja… kuku”.

Ndërkohë foto e Rudinës ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta, ku fansat kësaj radhe janë ndarë në grupin që e pëlqejnë këtë ndryshim në pamje dhe ata që mendojnë se duhet të rikthehet sërish bionde.


Shtuar 11.01.2025 17:30