Erion Veliaj në SPAK/ Abilekaj: Një bashkëpunëtor i tij i penduar ka vendosur të dëshmojë

Gazetari i njohur Enton Abilekaj, teksa ishte i ftuar në Syri tv, ka folur për hetimet e SPAK ndaj krye Erion Veliajt.

Abilekaj tha se një bashkëpuntorë i tij i penduar, vendosi të dëshmojë.

“Në momentin që ai nuk shkon me avokat në SPAK normalisht që nuk ka proçedim në emër të tij, kjo nuk është e drejtë për masa ligjore, por e drejtë informacioni. Informacioni konfirmohet si i saktë në momemtin që ai nuk shkon me avokatë aty.

Ai nuk ka qenë me avokatë aty, por me jurist. Në bazë të informacioneve të mia, personi është një ish bashkpunotor i tij i penduar i Veliaj, i cili ka vendosur të dëshmojë. Ai person është në burg sot. Nëse Veliaj bëri një stategji me Ben Ahmetaj një stategji të shkëlqyer për inceratoret, kësaj here nuk e bën dot më”,– tha Abilekaj.


Shtuar 10.01.2025 09:23