Përmes një postimi në rrjetet sociale, drejtuesja politike për Diasporën në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit, të regjistrohen për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Topalli ka bërë të ditur tre hapat që sipas saj, u duhen qytetarëve shqiptarë në Diasporë të regjistrohen për zgjedhjet.
Sipas Topallit, zgjedhësi, që banon nga jashtë territort të Shqipërisë ka të drejtë për t’u regjistruar nga data 11 Janar.
Mesazhi i Topallit:
Zgjedhësi, qe banon nga jashte territor te Shqiperise ka te drejte per t’u rregjistruar nga data 11 Janar.
Rregjistrimi behet ne platformen e KQZ.
Për këtë ai ngarkon në platformë:
(a) numrin e tij personal të identifikimit, datëlindjen dhe vendlindjen e tij;
(b) një pamje të fytyrës së tij nëpërmjet sistemit të verifikimit të pranisë së gjalli të personit
(c) një numër telefoni mobile dhe/ose nje adresë email
Partia Demokratike ka bërë publike regjistrimin on-line për diasporën në faqen e saj zyrtare, ‘Diaspora zgjedh Atdheun’.