Belind Këlliçi thirrje qytetarëve: Nesër është radha jonë

Ditën e nesërme,në orën 17:00, opozita do të zhvillojë protestën kombëtare të radhës në kuadër të mosbindjes civile.

Këtë herë prezent në protestë, do të jetë edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, përmes një postimi në rrjetet sociale, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme.

“Nesër është radha jonë. Demokratët e Degës nr.16 Tiranë, së bashku me banorët e Astirit dhe Unazës së Re, do të jenë në shesh. Eja, na u bashko edhe ti. E hënë, datë 23 dhjetor, ora 17:00, Tirana proteston!”, shkruan Këlliçi.


Shtuar 22.12.2024 12:19