Nuk mjaftojnë banesat, së fundi shqiptarët në Britani kanë kthyer dhe një tempull “sikh” në shtëpi bari.
38 vjeçari Fatjon Jaupaj u arrestua kur policia bastisi ndërtesën në Bradford, ku u gjetën 645 bimë kanabisi në 6 dhoma me pajiset e posaçme dhe një sistem monitorimi me kamera. Jaupaj u dënua me 24 muaj burg, por iu tha se do të deportohej pasi u deklarua fajtor për prodhim kanabisi.
Po në Bradford u kapën me një tjetër ‘shtëpi bari’ Ervis Roçi dhe Edi Kotorri. Kanabisi i rritur prej tyre arrinte në treg shifrën e 500 mijë stërlinave. Në banesë u zbuluan njësi për ngrohje intensive dhe pajisje ventilimi.
Njëri prej dy shqiptarëve e pohoi para forcave të rendit se ai kujdesej për të ujitur bimët dhe kontrollonte ndricimin. Si Roci, ashtu edhe Kotorri janë dënuar secili me nga 20 muaj heqje lirie./TCH