Policia ka vënë në pranga tre shtetas për veora rë ndryshme penale. Në pranga ka rënë A. B., 31 vjeç, në rrugën “Kujtim Laro”, gjatë një konflikti me disa shtetas të tjerë, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik, për të shmangur shoqërimin e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
D. Ç., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
F. P., 26 vjeç, pasi ka përplasur motomjetin me drejtues Z. L., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./albeu.com