U rrëzua në kanal ndërsa po vadiste tokat, humb jetën 61-vjeçari në Divjakë

Një 61-vjeçar në Divjakë ka humbur jetën ditën e sotme, pasi është rrezuar në një kanal ndërsa ishte duke vaditur tokat.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:40, në fshatin Këmishtaj, Divjakë, shtetasi V. Xh., 61 vjeç, dyshohet se duke vaditur ka rënë aksidentalisht në kanal dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com

Shtuar 24.06.2021 14:59