Një atentat mafioz ka tronditur Athinën këtë të diel, ku një shqiptar humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në një zonë qendrore, pikërisht në sheshin Thrakomakedonon, jashtë një lokali.
Viktima është identifikuar si 45-vjeçari Irakli Davella, pronar i një lokali në zonën Peristeri të Athinës. Ai humbi jetën në vend si pasojë e të shtënave, ndërsa 46-vjeçari Edi Lulo që ka një biznes në Durrës, mbeti i plagosur dhe ndodhet nën kujdes mjekësor.
Sipas raportimeve të mediave greke, pak çaste pas ngjarjes, djali i viktimës ka telefonuar një mik të tij dhe, me zë të shqetësuar, i ka thënë: “Më kanë vrarë babanë!”.
Autoritetet greke po hetojnë për motivet dhe autorët e këtij atentati të organizuar, duke marrë në pyetje dëshmitarët dhe duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë.