Para disa ditësh, një 22-vjeçare punonjëse e Policisë së Shtetit, është u rrëzuar te Piramida. Mësohet se këtë të martë, 22-vjeçarja ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.
E reja është identifikuar si Alesia Lumi, punonjëse policie në Komisariatin e Kamzës, u rrëzua aksidentalisht te Piramida.
Sipas informacioneve, kur ajo ishte jashtë shërbimit dhe po qëndronte në një zonë publike.
22-vjeçarja është dërguar në sptalin e Traumës, ku po merrte trajtim tek Neurologjia prej më shumë se një jave, por fatkeqësisht ajo nuk ka mundur të mbijetojë./Bnews