Granada mori dje një fitore të thellë (3-0) përballë liderëve të La Liga 2, Racing Santander falë kontributit të Myrto Uzunit.
Sulmuesi shqiptar ishte autor i dy golave ndërsa trajneri i skuadrës nuk kishte veçse fjalë të mira për autorin e 11 golave të ekipit në La Liga 2.
“Jemi të bindur për aftësitë e Myrtos kur del përpara portierit. Ka shumë kualitet. Shpirti i tij rinor dhe kompetitiv më magjeps”, tha Escribá pas ndeshjes.