Publikohet mesazhi/ Sekretari i PS-së presion administratës për votat e Diasporës: Nesër dua emrat…

Më 11 maj në vendin tonë, do të mbahen zgjedhjet parlamentare 2025. Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë edhe emigrantët, shqiptarët e Diasporës, do kenë të drejtë vote dhe për momentin vëmendja kryesore e qeverisë është te ky grup.

Partia Socialiste me në krye Edi Ramën, prej disa muajsh ka zhvilluar edhe takime me shqiptarët në qytetet kryesore europiane, ku ka emigrantë shqiptarë, ndërsa detyra kryesore e drejtuesve të partisë është mbledhja e emrave të emigrantëve në Diasporë.

Punonjësit e administratës po vihen nën presion për të siguruar sa më shumë emra, që përkthehen automatikisht në votues.

Në Divjakë, Fatjon Lena, sekretari ekzekutiv i Partisë Socialiste ose siç e quan ai “Partia më e madhe në vënd” po kërkon me ngulm listat me emrat e shqiptarëve në Diasporë.

Një punonjëse e Bashkisë Divjakë, ka treguar për JOQ se Fatjon Lena, u ka kërkuar formularë personal me emrat e të afërmve që punonjësit kanë në Diasporë dhe për këtë ka vendosur edhe ditë fikse për dorëzimin.

Ndërkohë, ky nuk është rasti i parë që punonjësit e administratës vihen nën presion, për të siguruar emra votuesish si brenda vendit apo si tani jashtë.

 


Shtuar 8.12.2024 14:13