Beshiktashi mund Fenerbahçen, Muçi aktivizohet në të 92’, por shpërdoron një rast të artë

Ernest Muçi mund të kishte qenë protagonist në ndeshjen mes Beshiktashit dhe Fenerbahçes edhe pse trajneri i tij e aktivizoi vetëm në minutën e dytë të kohës shtesë.

Sulmuesi shqiptar përfitoi nga pozicionimi i gabuar i miqve, të cilët ishin hedhur në sulm për të kërkuar golin e barazimit, dhe u shfaq përballë portierit Livakoviç.

Kroati doli në kohë duke evituar golin që do të kishte mbyllur ç’di histori të këtij dueli të vendosur nga një gol i Oksleid-Çambërlein (73’).


Shtuar 7.12.2024 22:00