Një i dënuar i cili vuan dënimin në IEVP Rrogozhinë, para disa ditësh kishte përfituar leje shpërblyese dhe i ishte bashkuar familjes.
Ai rezulton se ka për të vuajtur edhe 4 vite burg.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve, 46-vjeçari Erjon (Sefer) Markol (Markola) , kishte përfituar për herë të tretë leje shpërblyese dhe këtë fillim jave duhet të ishte kthyer në IEVP Rrogozhinë, por ndryshe nga dy rastet e mëparshme ai këtë herë nuk është rikthyer më në IEVP.
Nga verifikimet e kryera, rezulton se pas mbarimit të afatit ligjor të lejes ai është larguar jashtë shtetit, ndërkohë që autoritetet e Drejtorisë së burgjeve dhe policia janë alarmuar për rastin në fjalë.
I dënuari duhej të rikthehej në burg në 2 dhjetor 2024. Vetëm pak orë pas shkeljes së lejes, autoritetet e IEVP Rrogozhinë kanë shkuar në banesën e të dënuarit dhe kanë kërkuar rikthimin e tij në qeli. Por familjarët u janë përgjigjur se ai nuk ndodhej në banesë.
Ai sipas tyre mund të ketë ikur jashtë shtetit, bëjnë me dije burime të besueshme. Kjo deklaratë e familjarëve të tij pas verifikimeve ka rezultuar e vërtetë.
IEVP Rrogozhinë, ka një kapacitet akomodues prej 343 personash dhe është burg i sigurisë së zakonshme me një seksion paraburgimi. Ky burg, është vënë në funksion për herë të parë në fillim të vitit 2002.
Aty janë akomoduar të dënuar për vepra të ndryshme penale dhe të paraburgosur kryesisht nga Fieri, Lushnja e Berati.
Njoftimi:
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë njofton se shtetasi Erjon (Sefer) Markol (Markola), i biri i Ali dhe Zahide, i datëlindjes 01.09.1978, banues në Tiranë, nuk është paraqitur në kohën e caktuar pas përfundimit të lejes shpërblyese.
Njoftimi:
Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë njofton se shtetasi Erjon (Sefer) Markol (Markola), i biri i Ali dhe Zahide, i datëlindjes 01.09.1978, banues në Tiranë, nuk është paraqitur në kohën e caktuar pas përfundimit të lejes shpërblyese.