Ditën e sotme, policia ka organizuar një operacion blic në Elbasan. Raportohet se disa persona janë vendosur në pranga, mes tyre edhe dy ish-gjyqtarë.
Bëhet fjalë për ish-magjistraten Pajtime Fetahu ndaj të cilës ishte caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie” nga SPAK për lidhje me bandat.
Gjithashtu, është arrestuar edhe Zihni Shahu, ish-kreu i Gykatës së Elbasanit.