Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë ka lëshuar urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Gaza. Për të njëjtën akuzë, u lëshua urdhër arrest edhe për ish ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.
Kjo gjykatë lëshoi urdhër arrest edhe për zyrtarin e Hamas, Mohammed Diab Ibrahim Al- Masari, për rolin e tij në sulmin terrorist të 7 tetorit.


Shtuar 21.11.2024 14:18