Video e radhës në YouTube! Cristiano Ronaldo pretendon se do të ‘thyejë internetin’

Cristiano Ronaldo po përgatitet të ketë një të ftuar të profilit të lartë në kanalin e tij në YouTube, duke pretenduar se bashkëpunimi mes tyre do të “thyejë internetin”. Legjenda portugeze e futbollit hapi kanalin e tij në YouTube në gusht të këtij viti, duke grumbulluar 20 milionë abonentë brenda 24 orëve, një numër që tani ka kaluar 60 milionë.

Në një video të fundit, Ronaldo shihet duke pritur në shtëpinë e tij ish-bashkëlojtarin e tij në Manchester United, Rio Ferdinand. Kapiteni i Al Nassr dukej paksa i befasuar nga vizita e Ferdinandit herët në mëngjes.

Ronaldo përmendi se ai ishte duke “regjistruar një video”, duke e nxitur Ferdinandin të pyeste për identitetin e të ftuarit të radhës në kanalin e Ronaldos, UR Cristiano.

Ronaldo e mbajti të fshehtë identitetin, duke e quajtur atë një “sekret”.

Kur Ferdinandi pyeti: “A është një person i famshëm?” Ronaldo u përgjigj:

“Më i famshëm se ti”

Se për kë bëhet fjalë, na mbetet të presim!


Shtuar 18.11.2024 15:56