Lajme jo të mira për Holandën, sulmuesi mbyll “Euro 2020” para kohe

Përfundon para kohë Europiani për Luuk de Jong. Federata Holandeze e Futbollit njoftoi se sulmuesi i “Tulipanëve” është dëmtuar më gju në stërvitje të martën dhe është larguar nga grumbullimi. 30-vjeçari, i cili numëron 38 ndeshjen me fanellën portokalli, në fakt nuk ishte zgjedhje e parë e trajnerit de Boer për sulmin. Futbollisti i Sevillas në dy takimet e parë në Grupin C është aktivizuar si zëvendësues.

Në formacionin titullar u preferua shtatlarti Wout Weghorst i mbështetur nga Memphis Depay, ndërsa në sfidën e tretë falë edhe presionit të tifozëve, de Boer i rezervoi një fanellë titullari sulmuesit të ri Donyell Malen.

Holanda fitoi të tria ndeshjet e saj në grup, duke iu kundërpërgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme kritikëve, sidomos kalimin nga rreshtimi klasik 4-4-2 në 3-5-2.


Shtuar 23.06.2021 12:22