SHBA: Nuk heqim dorë për paqe! Administrata “Biden”: Deri më 20 janar punë për marrëveshjen e Gazas

Administrata në largim e presidentit amerikan Joe Biden tha të martën se ende shpreson të arrijë një marrëveshje armëpushimi në Gaza, edhe pse Katari pezulloi ndërmjetësimin.

“Ne po vazhdojmë të ndjekim një sërë iniciativash për të siguruar lirimin e pengjeve. Kjo punë po vazhdon. Ne nuk kemi hequr dorë nga shpresa,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Vedant Patel.

“ Është kritike për ne që të arrijmë një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht në mënyrë që të mund t’i sjellim pengjet e mbetura në shtëpi te familjet e tyre”,tha ai.

Zyrtari amerikan  theksoi se administrata aktuale vijon të ketë të njëjtin qëndrim sa i përket ndihmës ndaj civilëve në Gaza.

“SHBA-ja vazhdon të jetë ofruesi më i madh i ndihmës humanitare për popullin palestinez dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të rritur ndihmën humanitare për njerëzit në Gaza”.

Hamasi fillimisht ngriti një zyrë në Katar mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, të cilët kërkuan një mënyrë për t’u marrë me militantët.

Patel tha për zyrën se kanë qenë të qartë me vendet në mbarë botën nuk bëhet fjalë për biznes kur diskutohet me Hamasin,duke ju referuar vështirësisë për të arritur në në marrëveshje të qëndrueshme.

Katari njoftoi të shtunën se Emirati do të pezullojë ndërmjetësimin e tij derisa Izraeli dhe Hamasi të tregojnë vullnetin dhe vendosmërinë e tyre për paqe.

Administrata Biden nuk ka më shumë se 2 muaj kohë për të arritur objektivin e saj derisa të ndërrohet zyrtarisht pushteti më 20 janar dhe Trump të marrë kryesimin e Shtëpisë së Bardhë.


Shtuar 13.11.2024 14:53

Tags: , ,