Barcelona pa mëshirë, Atletico ndëshkon PSG-në

Dita e katërt e Champions League i buzëqesh Barcelonës, e cila dominon dhe mposht Crvena Zvezdën me rezultatin 5-2, duke u ngjitur në 9 pikë dhe duke kapur Aston Villan. Martinez, Lewandowski(dopietë), Raphinha dhe Lopez ishin autorët e golave për katalanasit. Për skuadrën serbe shënuan Silas dhe Milson.

Atletico Madrid feston në Parc des Princes. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Zaire-Emery, ndërsa spanjollët barazuan me Molina. Ndeshja u vendos nga Correa në minutën e 93-të, Luis Enrique humbet 2-1.

Atalanta bën mrekullinë në fushën e Stuttgart duke fituar me rezultatin 2-0, me golat e Lookman dhe Zaniolo.

Bayernit i ka mjaftuar një gol i shënuar nga Musiala për të mposhtur Benfican.

Sukseset e para për Salzburg dhe Shakhtar Donetsk, Brest fiton sërish dhe ngjitet në 10 pikë.


Shtuar 7.11.2024 09:19

Tags: