E rëndë në Mirditë/ I ra druri në kokë, humb jetën 56-vjeçari

Mesditën e kësaj të mërkure, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë. Sipas informacioneve policore, shtetasi me iniciale M.GJ., 56-vjeç, teksa ishte duke prerë dru në fshatin Gjakëz, i bie aksidentalisht një dru në kokë. Për shkak të lëndimeve, 56-vjeçari u dërgua me urgjencë për në spital, por fatkeqësisht humbi jetën rrugës.

“Rreth orës 13:00, shtetasi M. Gj. 56-vjeç, banues në fshatin Domgjon, dyshohet se ka qenë duke prerë dru në fshatin Gjakëz dhe aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi M. Gj. ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Të lidhura

None found

Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit.”, sqaron policia.


Shtuar 6.11.2024 14:27