Kristian Shpendi vazhdon të bëjë atë që di të bëjë më mirë: të shënojë gola të rëndësishëm për skuadrën e tij javë pas jave.
Sulmuesi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në Serinë B, duke shënuar golin e avantazhit për Çezenën në sfidën ndaj Sudtirol (ndeshja po luhet dhe aktualisht rezultati është 1-0).
Ky është goli i 7-të sezonal në kampionat për Shpendin, që tashmë konsiderohet si një nga sulmuesit më të talentuar të këtij turneu.