Goli përballë Skocisë, Modric arrin një rekord me Kroacinë (VIDEO)

Ylli i Real Madridit dhe i kombëtares Kroate, Luka Modric ka arritur një rekord të rëndësishëme golin e shënuar  ndaj Skocisë.

Modric është bërë njëherësh lojtari më i ri për Kroacinë që shënon në një Kampionat, gjithashtu edhe lojtari më i vjetër që arrin ta bëjë këtë gjë, transmeton lajmi.ent.

Golin e parë Modric e shënoi kur ishte 22vjeç dhe  273 ditë kundër Austrisë në vitin 2008.

Ai me golin ndaj Skocisë ishte lojtari më i vjetër kroat që shënon në Euro me 35 vjet  dhe 286 ditë.

Ky ishte goli i tij i 18-të në 141 paraqitje për Kroacinë.


Shtuar 23.06.2021 08:28