Presidenti i SHBA, Joe Biden dhe zonja e parë, Jill organizuan festën e tyre të fundit të Halloween-it në Shtëpinë e Bardhë.
Një moment nga festa është bërë viral, ku Bien shihet teksa kafshon një bebe që ishte veshur si pulë. Videoja në të cilën shihet lëvizja e çuditshme për disa, e lezetshme për të tjerët e presidentit amerikan u bë virale në rrjetet sociale.
Për fat të mirë, nëna e foshnjës nuk dukej e shqetësuar nga lëvizja e Biden, përkundrazi kishte një bisedë të shkurtër me të. Në të njëjtin event, Jill Biden vodhi pamjen teksa u shfaq në krah të bashkëshortit të saj e veshur si panda.