Shkak një konflikt i vjetër/ Atentati me eksploziv në Elbasan që i mori jetën 24-vjeçarit, policia zbardh ngjarjen

Njgjarja e rëndë e mëngjesit të  sotëm në Elbasan, ku një 24-vjeçar humbi jetën teksa vendoste eksploziv një  automjeti në  pronësi të shtetasit Renato Çepa.

Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se 24-vjeçari, për shkak të një konflikti të vjetër, për motive të dobëta, mëngjesin e sotëm, ka vënë lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit Renato Çepa.
Lënda eksplozive ka shpërthyer gjatë vënies dhe si pasojë 24-vjeçari ka humbur jetën, në spital.

Një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Komisariatit të Policisë Elbasan, si dhe nga ekspertë të Departamentit të Policisë Kriminale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën pët të zbardhur të gjitha rrethanat e këtij rasti.


Shtuar 29.10.2024 10:31