Monika Kryemadhi akuza prokurorëve të SPAK: A i keni deklaruar operacionet e grave dhe dashnoreve?

Pasi seanca për masën e sigurisë u shty, deputetja e PL-së Monika Kryemadhi, gjatë një prononcimi për gazetarët, ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

Deputetja tha se ata po fshehin të ardhurat e tyre, duke përdorur para cash dhe jo kartat e kreditit.

Kryemadhi tha se ata përdorin Morinën dhe Prishtinën, si destinacione për të udhëtuar jashtë shtetit në mënyrë që të mos gjurmoheshin shpenzimet e tyre.

“Po të kisha para për të fshehur s’përdorja karta që lënë gjurmë, po do përdorja para cash, si këta prokurorët që kanë kaluar Vettingun dhe bëjnë si të ndershëm, po t’u futesh TIMS që udhëtonin nga Morina e Prishtina, për të mos bërë dalje nga aeroporti që t’u matin biletat, hotelet dhe operacionet grave vajzave apo edhe të të dashurave“, tha Kryemadhi.


Shtuar 23.10.2024 13:19