FOTO/ Deputeti i PS paralajmëron Këlliçin për padi në SPAK: Nuk kam lidhje me inceneratorin

Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ka komentuar akuzat ndaj tij të bëra nga drejtesi i PD-së në Tiranë Belind Këlliçi.

Me anë të një postimi në Facebook, Ndreca ka hedhur poshtë akuzat e Belind Këlliçit, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Ndreca gjithashtu ka paralajmëruar se do ta padisë Këlliçin në SPAK për shpifje.

Postimi i Plotë:

Sot paska dalë në konferencë për shtyp e përmendur emrin tim, i vetmi drejtues politik në historinë 30 vjeçare të pluralizmit shqiptar që ka mbaruar vetëm 8 klasë shkollë. Doktori i shkencave të tetologjisë (shkenca e të diturit deri në klasë të tetë), sot ka bërë një paradë emrash qytetarësh të lirë të këtij vendi, vetëm e vetëm për ti lidhur me emrin tim, për ca proçese, që ky rrenacaku me tetë klasë, e di shumë mirë që unë skam asnjë lidhje, por si një komunist i brezit të ri, mendon se më intimidon në punën që unë bëj.

Shumë mirë ke bërë more bolshevik i vockël i komunistit të madh, por do të lutesha shumë që kur ti drejtohesh SPAK:

1. Të shkruash emrin tim saktë, pastër dhe pa asnjë gabim.
2. Të bësh kallëzim penal dhe jo “informacion”, siç e keni bërë zakon sëfundmi.
3. Të vesh qartë pastër dhe pa gabime veprën penale që kam kryer.
Se unë kam ndërmend të jem i saktë fare:
1. Në padinë për “shpifje” që do marrësh si një rrenacak kampion i kampionatit tuaj të rrenës.
2. Në kallëzimin (jo informacion) për “kallëzim të rremë”, me emër, mbiemër dhe arsimin tënd tetë klasë.
3. Në kërkesën që do i bëj Ministrisë së Arsimit për pavlefshmërinë e njësimit të diplomës tënde të lartë, kur nuk ke përfunduar shkollën e mesme.
4. Në kërkesën që i drejtoj Ministrisë së Turizmit të të mbajë lekët që ke marrë si drejtor, duke pasur si kriter arsimor vetëm tetë klasë, duke thyer kështu edhe rekordin e injorancës në shtet, që mbante Lalë Krosi, këshilltari i pa shkollë i Mbretit “Zog i I”.
5. Në kërkesën që do i drejtoj KQZ, që kandidatëve për deputet me tetë klasë shkollë t’ju verifikohet deklarata e pranimit në listat që do dorëzohen nga Partitë Politike.

Për të treguar saktësinë time, po bashkëlidh me foto vertetimin e shkollës së mesme që provon faktin, që bolsheviku i ri ka mbaruar 4 vite nga 5 që duhet të mbaronte dhe që nuk ka kryer maturën shtetërore.

P.s. Medet ta dinte Trump se kujt po i jepte dorën…


Shtuar 19.10.2024 21:24