Merr flakë apartamenti në Elbasan, shkak dyshohet rrjedhja e gazit

Në lagjen “Aqif Pasha” në qytetin e Elbasanit një apartament në katin e dytë të një pallati është përfshirë nga flakët.

Fillimisht vatra e zjarrit është shfaqur në ambientet e kuzhinës dhe më pas është përhapur në ambientet e tjera të apartamentit.

Flakët kanë marrë përmasa e kanë edhe dalë jashtë dritareve dhe ballkonit të apartamentit. Në vendngjarje kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz./ BW


Shtuar 18.10.2024 10:30

Tags: ,