Erdogan pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama

Ditën e sotme, presidenti i Turk Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në Kryeministri, ku u prit nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Erdogan dhe Rama, do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Më pas, të dy liderët do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Kreu i Shtetit turk,do të marrë pjesë personalisht edhe në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë, për të cilën ka patur një kundërshtim për shkak të akuzës së tij për drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar, të cilët Turqia i sheh të lidhur me lëvizjen gyleniste.

Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e vizitës së Erdogan, policia e kryeqytetit ka marrë disa masa dhe do të bllokojë disa rrugë në orarin e mbërritjes dhe takimeve të tij.


Shtuar 10.10.2024 12:26