Përmbytjet në Vlorë/ Flet banori: Hera e fundit kur u pastrua kanali, ishte 6 vite më parë

Përmbytjet masive që pushtuan Vlorën, ku shkak kryesor duket se kanë mospastrimin e kanaleve të ujërave të larta në qytet, të cilët nga mbeturinat dhe prurjet shumta të shiut kthyen pas ujin që vërshuar kryesisht në lagjet pranë tyre.

Se kush ka përgjegjësi për situatën në Vlorë, do të bëhen verifikime. Edhe stacionet e pompave që tërheqin ujin ishin të amortizuara, pa investime ndër vite. Lagjja “Kushtrimi’ ku kalon dhe kanali është një nga lagjet më të dëmtuara.

Banorët e saj thonë për mediat se kanali kishte vite pa u pastruar, edhe pse ata i kishin bërë thirrje disa herë bashkisë. Hera e fundit që ishte pastruar, ishte 6 vite më parë.

“U pastrua para 6 vitesh me një skrep të madh zinxhir. 15 vite më parë e pastruan me goma e bënë xham. Në kohën e Lelit i prishi të gjitha e u bënë mure. Kishim kohë që u thoshim hajde pastroni e nuk vjen njeri. Shirat u përplasën skishin ku të venin. U bllokua aty. Gjithë mbeturinat prishën murin aty, shpërtheu atje (Foto) shpërtheu. Ky është kanali u ujrave që mbledh ujrat që nga pas spitalit. Atje ka qenë liqen por e kanë prishur këta miqt. E ujrat vijnë të gjithë këtu. Aty janë të bllokuara. Duhet të vijnë ta pastrojnë,”, – thotë banori Agim Dinaj.

Më tej, ai thotë se kanali është i papastruar në të gjithë vijën e tij, teksa tregon edhe dëmet e rënda nga përmbytja.

“Dynjanë është bërë dëm. Unë kam dyqanet poshtë janë prishur të tëra. Edhe këtu mirë që ishte plaku që mori fëmijët se do I kishte marrë uji para”, – shprehet ai.

Edhe një banore, banesa e të cilës është dëmtuar shumë nga përmbytjet thtoë se familja e saj ka bërë disa kërkesa për vite të tëra, duke i kërkuar autoriteteve vendore të shkonin të pastronin kanalin, por kërkesa e tyre kishte rënë në vesh të shurdhët.

Edhe stacionet e pompave që tërheqin ujin ishin të amortizuara, pa investime ndër vite

Është bërë katastrofë të keqen nëna. Kam hedhur poshtë dhe po hedh poshtë’ thotë një banore tepër e tronditur nga humbjet me të cilat përballen.

Para dy ditësh këtu është bërë një katastrofë e paparë. E pallogaritur. Vetëm nga kanali. Nga ura aty. E kanë bërë të papërgjegjshmit. Kemi bërë kërkesa të mirëmbahet kanali. Kemi kohë që e kemi bërë. Ku nuk kemi vajtur. Kemi vajtur tek ujësjellësi, tek të gjithë kemi vajtur. Njëri thotë kështu, tjetri ashtu. Njëri do ta pastrojë. Por nuk u pastrua. S’kemi lënë institucion pa bërë kërkesë. Shtëpia më ka krisur. Brenda dhe jashtë.

Goditja e parë ka qenë këtu. Shyqyr që më hoqi burri fëmijët. Unë me gjithë djalin e nusen, jemi mbytur nëpër atë lumin e madh që kalonte nëpër Vlorë. Mezi erdhën në shtëpi të largonim fëmijët. Kemi parë llahtar”, – thotë ajo.


Shtuar 6.10.2024 11:31