Kombëtarja e Rusisë dhe ajo e Danimarkës zhvilloje sot ndeshjen e fundit në kuadër të fazës së grupeve nga ora 21:00.
Rusia e nisi me humbje Kampionatin Evropian nga Belgjika, por më pas u këndell me fitoren ndaj Finlandës dhe tani ka tre pikë pas dy ndeshjeve të para.
Danimarka e ka nisur në mënyrë katastrofale “Euro 2020” pasi humbi në dy ndeshjet e para kundër Finlandës dhe Belgjikës.
Rusët kërkojnë të paktën një barazim nga kjo ndeshje, ndërsa danezët u nevojitet patjetër një fitore për të shpresuar në kualifikim në fund.
Formacioni i mundshëm i Rusisë:
Safonov; Barinov, Diveev, Dzhikiya; Karavaev, Ozdoev, Zobnin, Golovin, Kuzyaev; Miranchuk; Dzyuba
Formacioni i mundshëm i Danimarkës:
Schmeichel; Wass, Kjaer, Christensen, Maehle; Delaney, Hojbjerg, Jensen; Braithwaite, Wind, Poulsen /